Amerikë: Ikja e ushtarëve amerikanë bëhet objekt talljeje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113138-amerikë_ikja_e_ushtarëve_amerikanë_bëhet_objekt_talljeje
Washington Examiner për të trajtuar çështjen e tërheqjes së SHBA nga Afganistani zgjodhi titullin "Joe Biden po ikën nga Afganistani", duke theksuar vetë-mashtrimin dhe iluzionin amerikan në Afganistan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 21, 2021 02:58 Europe/Tirane
  • Amerikë: Ikja e ushtarëve amerikanë bëhet objekt talljeje

Washington Examiner për të trajtuar çështjen e tërheqjes së SHBA nga Afganistani zgjodhi titullin "Joe Biden po ikën nga Afganistani", duke theksuar vetë-mashtrimin dhe iluzionin amerikan në Afganistan.

Presidenti amerikan Joe Biden, i cili nuk priste që talebanët të merrnin kontrollin e Afganistanit më 17 korrik, duke njoftuar përfundimin e pranisë ushtarake të vendit të tij në prag të 20 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit, më 15 gusht nuk priste që Kabuli të bëhej një tjetër problematikë për vendin dhe qeverinë e tij.  Talibanët morën kontrollin e Afganistanit shumë më shpejt nga sa zyrtarët amerikanë e kishin imagjinuar dhe marrja ishte aq e kushtueshme për Uashingtonin saqë kur një reporter i CNN e quajti atë një Saigon tjetër për Shtetet e Bashkuara, Sekretari i Shtetit Anthony Blinken hodhi poshtë krahasim midis Afganistanit dhe Vietnamit, por realiteti është se Afganistani për Uashingtonin ishte edhe më i keq sesa Vietnamini.  "Ne kemi shpenzuar më shumë se 1 trilion dollarë atje gjatë 20 viteve të fundit," tha presidenti amerikan katër ditë para rënies së qeverisë së Ashraf Ghani. Ne kemi trajnuar më shumë se 300,000 trupa afganë dhe i kemi pajisur ata me pajisje moderne. Amerikanët, përmes veprimeve të tyre të gabuara dhe provokuese në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit, duke përfshirë torturimin e të burgosurve, bastisjet e natës, masakrën në Kandahar nga një oficer ushtarak amerikan në një fshat Panjvani, rritjen e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, dhe dhjetëra çështje të tjera janë shkaktarë të situatës aktuale në Afganistan.  Duke lënë Afganistanin, amerikanët sollën në vend më shumë se 20 grupe terroriste nga e gjithë bota, duke u sjellë afganëve një trashëgimi të së kaluarës dhe një të ardhme të errët. Biden, i cili aktualisht ka frikë nga përparimi i shpejtë i Kinës dhe lëvizja e saj në krye të botës, dëshiron të transferojë konfliktet dhe trazirat në rajon në rrethin gjeografik të Kinës dhe në këtë drejtim synon të përdorë Islamin politik si një mjet me ndikim dhe vendimtar. Prandaj, duhet të presim që miliarda dollarë të injektohen nga vendet e Gjirit Persik për të financuar këtë projekt të ri, ashtu siç u financua lufta siriane dhe lufta e mëparshme në Afganistan.  Tani pyetja është, a duhet që Shtetet e Bashkuara të kishin lënë Afganistanin më mirë se kjo? Me një proces më të qetë, në një situatë tjetër dhe pas një negocimi më të mirë me talebanët? Sigurisht, kjo duhet të ishte kështu, por tani largimi i nxituar dhe i papërgjegjshëm i Biden nga Afganistani jo vetëm që tronditi qeverinë e tij, por gjithashtu e la botën me një tragjedi.