Qindra protestues kundër karantinës së korona u arrestuan në Australi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113186-qindra_protestues_kundër_karantinës_së_korona_u_arrestuan_në_australi
Qindra njerëz u arrestuan të Shtunën në përplasjet e dhunshme midis protestuesve anti-korona dhe policisë në dy qytete të mëdha australiane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 22, 2021 08:20 Europe/Tirane
  • Qindra protestues kundër karantinës së korona u arrestuan në Australi

Qindra njerëz u arrestuan të Shtunën në përplasjet e dhunshme midis protestuesve anti-korona dhe policisë në dy qytete të mëdha australiane.

Sipas AFP, protestat u zhvilluan në një kohë kur Australia ka regjistruar rritjen më të madhe ditore të infektimeve me Covid-19 që nga fillimi i epidemisë në këtë vend.  Qyteti i Sidneit në shtetin australian të New South Wales raportoi 825 raste të sëmundjes së koronës, që është një rekord për të gjithë vendin. Autoritetet australiane zgjatën periudhën e karantinës së qytetit deri në shtator për shkak të variantit delta.  Rastet në rritje të sëmundjes Covid-19 kanë bërë që autoritetet lokale në disa shtete të zgjasin afatin e qëndrimit në shtëpi. Por rregulloret shëndetësore në Melburn, Victoria, Brisbane dhe Sidnei nuk i penguan mijëra njerëz të merrnin pjesë në një protestë anti-karantinë, ndërkohë që policia përdori mjetet e saj për të shpërndarë protestuesit e zemëruar dhe arrestoi dhjetëra protestues. Më pak se një e treta e popullsisë Australiane është plotësisht e vaksinuar. Vaksinimi global është përshpejtuar javët e fundit pas shpërthimit të llojit delta të koronavirusit dhe autoritetet australiane planifikojnë të rrisin shkallën e vaksinimit në më shumë se 70% para se të heqin kufizimet koronare.