Putin: Nuk duam militantë nën petkun e refugjatëve
Presidenti rus Vladimir Putin ka denoncuar politikën e Perëndimit për dërgimin e njerëzve të evakuuar nga Afganistani në vendet fqinje të Azisë Qendrore, duke theksuar se ai nuk dëshiron që militantët të hyjnë fshehurazi në rajon nën maskën e refugjatëve pas marrjes së Afganistanit nga talebanët.
Putin i bëri komentet të dielën, pasi disa vende perëndimore parashtruan idenë e zhvendosjes së refugjatëve nga Afganistani në vendet pranë Rusisë, ndërsa vizat e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë janë duke u shqyrtuar. "Partnerët tanë perëndimorë ngrenë vazhdimisht çështjen e vendosjes së refugjatëve në vendet e Azisë Qendrore para se të marrin viza në Shtetet e Bashkuara ose vende të tjera," tha ai në një takim të zyrtarëve të partisë në pushtet Rusia e Bashkuar, duke shtuar: "Por kush është në mesin e këtyre refugjatëve ? Si mund ta dimë? " "A do të thotë kjo se ata mund të dërgohen pa viza tek fqinjët tanë, ndërsa ata vetë (Perëndimi) nuk duan t'i marrin pa viza?", tha Putin duke shtuar: "Pse ekziston një qasje kaq poshtëruese për zgjidhjen e problemit?" tha. Putin më tej vuri në dukje se "ne nuk duam që militantët të shfaqen këtu nën petkun e refugjatëve", duke theksuar se Rusia, e cila lejon udhëtim pa viza për banorët e vendeve të Azisë Qendrore, e kundërshton këtë ide. Ai shtoi se ish -republikat sovjetike në Azinë Qendrore ndajnë një kufi me Afganistanin dhe Rusinë, gjë që mund të lejojë "militantët nën maskën e refugjatëve" të arrijnë në Rusi.