Erdogan: Turqia nuk mund të mbajë barrën e refugjatëve afganë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113226-erdogan_turqia_nuk_mund_të_mbajë_barrën_e_refugjatëve_afganë
Të dielën në mbrëmje, për shkak të mundësisë së një valë të re emigrimi nga Afganistani, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij nuk mund të mbante barrën e një vale të re emigrantësh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 23, 2021 03:20 Europe/Tirane
  • Erdogan: Turqia nuk mund të mbajë barrën e refugjatëve afganë

Të dielën në mbrëmje, për shkak të mundësisë së një valë të re emigrimi nga Afganistani, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij nuk mund të mbante barrën e një vale të re emigrantësh.

Sipas IRNA, Departamenti i Komunikimeve i Presidencës Turke tha se Erdogan i bëri këto komente në një bisedë telefonike me Charles Michel, President i Këshillit të Evropës. Sipas raportit, presidenti turk tha se vendi i tij po pret 5,000 refugjatë dhe nuk është në gjendje të mbajë barrën e një valë të re emigrantësh. Një tjetër deklaratë e Presidencës turke thotë se Erdogan dhe kryeministri britanik Boris Johnson diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale, përfshirë zhvillimet në Afganistan.