Shkëmbim zjarri në aeroportin e Kabulit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113240-shkëmbim_zjarri_në_aeroportin_e_kabulit
Një shkëmbim zjarri u regjistrua mëngjesin e së hënës në aeroportin e Kabulit mes forcave afgane të sigurisë, trupave gjermane dhe atyre amerikane me disa sulmues të panjohur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 23, 2021 15:44 Europe/Tirane
  • Shkëmbim zjarri në aeroportin e Kabulit

Një shkëmbim zjarri u regjistrua mëngjesin e së hënës në aeroportin e Kabulit mes forcave afgane të sigurisë, trupave gjermane dhe atyre amerikane me disa sulmues të panjohur.

Një efektiv afgan mbeti i vrarë ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur, njoftoi Bundeswehri. Sipas të dhënave të ushtrisë gjermane shkëmbimi i zjarrit ka ndodhur në orën 04:15 në portën veriore të aeroportit. Ambasada e Gjermanisë kishte bërë të ditur më parë, se në hyrjet e aeroportit mund të krijohen situata shumë të rrezikshme dhe përplasje me armë. Porta veriore e aeroportit është mbyllur. Ambasada këshilloi “urgjentisht” forcat lokale dhe qytetarët gjermanë të mos shkojnë në aeroport, shkruan agjencia e lajmeve DPA. Bundeswehri ka evakuuar nga Afganistani 2700 vetë nga Kabuli, mes tyre 1800 afganë. Në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent u ul natën e së hënës një avion me 213 pasagjerë. Vetëm para një jave talebanët radikalë-islamistë morën pushtetin në Kabul. Opozitarët, gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe forcat lokale që kanë punuar për ndërkombëtarët i tremben fushatave hakmarrëse të talebanëve, thotë DW.