Sulmi amerikan në Kabul, shuhet familja prej 9 anëtarësh
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113544-sulmi_amerikan_në_kabul_shuhet_familja_prej_9_anëtarësh
Nëntë anëtarë  të një familjeje, përfshirë 6 fëmijë u vranë gjatë një sulmi me dron, qe kishte në shënjestër një makinë në një lagje rezidenciale të Kabulit, tha i afërmi i të vdekurve për CNN.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 30, 2021 16:21 Europe/Tirane
  • Sulmi amerikan në Kabul, shuhet familja prej 9 anëtarësh

Nëntë anëtarë  të një familjeje, përfshirë 6 fëmijë u vranë gjatë një sulmi me dron, qe kishte në shënjestër një makinë në një lagje rezidenciale të Kabulit, tha i afërmi i të vdekurve për CNN.

SHBA kreu një sulm ajror në Kabul (28 gusht), duke synuar një organizatorin terrorist të dyshuar të ISIS-K, i cili përbënte kërcënim për aeroportin, tha të dielën Komanda Qendrore e SHBA. Fëmija më i vogël që u vra ishte një vajzë 2-vjeçare, sipas vëllait të njërit prej të vrarëve. Ata ishin "një familje e zakonshme", tha ai. "Ne nuk jemi ISIS,  kjo ishte një shtëpi familjare, ku vëllezërit e mi jetonin me familjet e tyre." Fqinjët dhe dëshmitarët në vendin e sulmit me dron në Kabul i thanë CNN se disa njerëz u vranë, përfshirë fëmijë. "Të gjithë fqinjët u përpoqën të ndihmojnë dhe sollën ujë për të shuar zjarrin dhe unë pashë që ishin pesë ose gjashtë persona të vdekur," tha një fqinj për CNN. Ushtria amerikane pranoi të dielën se ka raporte për viktima civile pas sulmit me dron.