Shtohen rastet me Covid-19 në SHBA, BE merr masa
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113588-shtohen_rastet_me_covid_19_në_shba_be_merr_masa
Teksa rastet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  po rriten, Bashkimi Evropian ka vendosur kufizimin e udhëtimeve nga SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 31, 2021 16:17 Europe/Tirane
  • Shtohen rastet me Covid-19 në SHBA, BE merr masa

Teksa rastet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  po rriten, Bashkimi Evropian ka vendosur kufizimin e udhëtimeve nga SHBA.

Udhëzimet e së hënës nga Unioni Evropian përmbysin këshillat e muajit qershor që hoqën kufizimet për udhëtarët amerikanë përpara sezonit të turizmit. Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu janë hequr nga lista e udhëtimeve të sigurta të BE -së. Shtetet individuale do t'u lejohet të vendosin nëse dëshirojnë akoma të lejojnë vizitorët amerikanë me dëshmi të vaksinimit, teste negative ose karantinë. Vala e fundit, e nxitur nga varianti Delta, është më e rënda në jug të SHBA, por rastet po rriten në mbarë vendin. Mesatarja ditore për shtrimet ne spitale  i ka kaluar 100,000, për herë të parë që nga dimri i kaluar. Nga të dhënat paraprake mësohet se Florida ka më shumë se 16,000 pacientë Covid -19 në spital e ndjekur nga Teksasi dhe Kalifornia, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore. Shkalla e vdekjeve është rritur gjithashtu - duke arritur një mesatare prej më shumë se 1.000 në ditë. Por pak më shumë se gjysma e të gjithë amerikanëve janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19.