Shtohen rastet me Covid-19 në SHBA, BE merr masa
Teksa rastet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rriten, Bashkimi Evropian ka vendosur kufizimin e udhëtimeve nga SHBA.
Udhëzimet e së hënës nga Unioni Evropian përmbysin këshillat e muajit qershor që hoqën kufizimet për udhëtarët amerikanë përpara sezonit të turizmit. Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut gjithashtu janë hequr nga lista e udhëtimeve të sigurta të BE -së. Shtetet individuale do t'u lejohet të vendosin nëse dëshirojnë akoma të lejojnë vizitorët amerikanë me dëshmi të vaksinimit, teste negative ose karantinë. Vala e fundit, e nxitur nga varianti Delta, është më e rënda në jug të SHBA, por rastet po rriten në mbarë vendin. Mesatarja ditore për shtrimet ne spitale i ka kaluar 100,000, për herë të parë që nga dimri i kaluar. Nga të dhënat paraprake mësohet se Florida ka më shumë se 16,000 pacientë Covid -19 në spital e ndjekur nga Teksasi dhe Kalifornia, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore. Shkalla e vdekjeve është rritur gjithashtu - duke arritur një mesatare prej më shumë se 1.000 në ditë. Por pak më shumë se gjysma e të gjithë amerikanëve janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19.