Rezistenca afgane vret 350 talebanë
Forcat e rezistencës në Panjshir thanë se kishin vrarë 350 anëtarë të lëvizjes talebane brenda natës. Armët e tyre u sekuestruan, sipas një deklarate nga Fronti Kombëtar Afgan i Rezistencës.
“Brenda natës, luftëtarët e rezistencës kombëtare vranë 350 terroristë talebanë që po përpiqeshin të merrnin zonat në Luginën Panxhshir. Armët e tyre u kapën,” tha Fronti, i cili flet në emër të forcave të rezistencës në Twitter. Panxhshir është ende e vetmja provincë afgane jashtë kontrollit të talebanëve, e vendosur në zonat malore në verilindje të Kabulit. Televizioni Al Jazeera raportoi, duke cituar një burim në grupin Taleban, se talebanët kishin vendosur të fillonin një operacion ushtarak kundër forcave të Frontit Afganistan të Rezistencës në provincën Panxhshir pasi negociatat me udhëheqësin e rezistencës Ahmad Masud dështuan. Ndryshe, talebanët kanë marrë kontrollin e shtetit afgan nga 15 gushti pas vendimit të shtetit amerikan për largim nga Afganistani.