Rusia: SHBA kërkon të hakmerret ndaj afganëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113808-rusia_shba_kërkon_të_hakmerret_ndaj_afganëve
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse tha se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të hakmerren kundër afganëve për humbjen e madhe të tyre në Afganistan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 05, 2021 09:04 Europe/Tirane
  • Rusia: SHBA kërkon të hakmerret ndaj afganëve

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse tha se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të hakmerren kundër afganëve për humbjen e madhe të tyre në Afganistan.

Sipas IRNA, të Shtunën Maria Zakharova i tha Radios Ruse se zyrtarët amerikanë kishin njoftuar se do të hakmerreshin për sulmin terrorist në aeroportin e Kabulit që vrau një numër ushtarësh amerikanë. Ajo shtoi se duhet të theksohet se shumica e atyre që humbën jetën në atë akt terrorist ishin shtetas afganë. Kjo zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse tha: "Duhet të theksohet se Shtetet e Bashkuara ishin të pranishme në Afganistan për hakmarrje dhe kanë marrë hak gjatë misionit të tyre 20-vjeçar. Të enjten e kaluar të paktën 170 persona, përfshirë 13 amerikanë, u vranë në dy shpërthime vetëvrasëse pranë aeroportit të Kabulit, pas dy shpërthimeve, një para aeroportit të Kabulit dhe tjetri në Hotel Baron. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj u tërhoqën nga Afganistani pas 20 vitesh prani të dështuar ushtarake, pasi fushata e tyre ka rezultuar në përhapjen e terrorizmit, luftës, dhunës, pasigurisë dhe vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve.