Oferta të reja të talebanëve për Ahmad Masudin
Lëvizja e Rezistencës në Panjshir të Afganistanit thotë se talebanët i kanë bërë oferta të reja Ahmad Masudit, udhëheqësit të Frontit të Rezistencës kundër Talebanëve në rajonin Panjshir të Afganistanit.
Sipas Sputnik, talebanët i kanë ofruar Ahmad Masudit disa ministri, mbajtjen e zyrtarëve lokalë në Panjshir dhe të mos tërheqë pajisjet ushtarake nga Panjshir. Ahmad Masud ka thënë se këto çështje nuk janë objekt i negociatave të Frontit të Rezistencës. Sidoqoftë, Ahmad Masud bëri thirrje për formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse bazuar në ndarjen e kompetencave politike, ruajtjen e vlerave dhe të drejtave të grave (arsimimi, punësimi dhe mbajtja e posteve të larta qeveritare) dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ai kërkoi të mbrohet kultura etnike në vend dhe të drejtat civile të individëve në shoqëri. Më herët, Ahmad Masud kishte thënë se talebanët "ofruan të ndanin dy ministri për Frontin Kombëtar të Rezistencës në qeveri" dhe shtoi: "Ne as nuk e kishim menduar këtë propozim". Sidoqoftë, Ahmad Masud, komandant i Frontit të Rezistencës në Panjshir, tha se nëse talebanët tërhiqnin forcat e tyre nga rajonet Panjshir dhe Andarab, Fronti i Rezistencës do të tërhiqej nga operacionet ushtarake dhe do të zhvillonte bisedime me grupin militant.