Guterres bëri thirrje për t'i dhënë fund dhunës në Afganistan
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për dhënien fund të dhunës në Afganistan mes frikës për shpërthimin një lufte civile.
Sipas AFP, Guterres në një raport para Këshillit të Sigurimit të OKB -së tha: "Për të respektuar sigurinë, shëndetin dhe të drejtat e të gjithë afganëve dhe për t'iu përmbajtur detyrimeve ndërkombëtare, përfshirë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat vendi është palë, kërkoj një fund të menjëhershëm të luftimeve dhe dhënien fund të dhunës". Guterres gjithashtu u bëri thirrje talebanëve dhe palëve të tjera në Afganistan që të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shpëtuar jetën e qytetarëve afganë dhe për të siguruar që nevojat humanitare të plotësohen. Sipas Kombeve të Bashkuara, Afganistani është në një krizë humanitare që ka prekur 18 milionë njerëz, ose thënë ndryshe gjysmën e popullsisë. Sipas raportit, organizmat e Kombeve të Bashkuara mund të ndihmojnë vetëm 38% të njerëzve në Afganistan, kështu që kjo organizatë globale ka nevojë urgjente për afro 800 milionë dollarë.