Një tjetër japonez vdiq nga vaksina Moderna
(last modified Tue, 07 Sep 2021 05:57:33 GMT )
Shtator 07, 2021 07:57 Europe/Tirane
  • Një tjetër japonez vdiq nga vaksina Moderna

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, skandali i vaksinave të infektuara amerikane vazhdon në Japoni, dhe këtë herë vaksina e kompanisë "Moderna" shkaktoi një tjetër viktimë në këtë vend.

Ministria e Shëndetësisë e Japonisë njoftoi të hënën në mbrëmje se një burrë 49-vjeçar, i cili kishte marrë një dozë të vaksinës Moderna muajin e kaluar, kishte vdekur. Vaksina e përdorur është pjesë e një serie vaksinash Moderna që u mblodhën nga kompania për shkak të kontaminimit. Sipas gazetës Mainichi, Moderna dhe filiali i saj japonez Takeda Pharmaceuticals njoftuan të mërkurën e javës së kaluar se po grumbullonin tre seri vaksinash të shpërndara në vend për shkak të kontaminimit me çelik në disa shishka. Ministria e Shëndetësisë e Japonisë shpjegoi se një burrë 49-vjeçar që vdiq nga vaksina Moderna mori dozën e dytë më 11 gusht dhe vdekja e tij u konfirmua të nesërmen. Në gusht, dy japonezë të tjerë në dekadën e tretë të jetës gjithashtu vdiqën nga e njëjta vaksinë, sipas raportit.

 

Tags