Turqia irritohet nga shkeljet greke
(last modified Wed, 08 Sep 2021 06:02:13 GMT )
Shtator 08, 2021 08:02 Europe/Tirane
  • Turqia irritohet nga shkeljet greke

Greqia ka vazhduar të shkelë hapësirën tonë ajrore, territorial dhe statusin e ishujve të çmilitarizuar në Egje, njoftoi ministria turke e mbrojtjes, e cila kishte përgatitur një dokumentet të detajuar ku renditeshin të gjitha shkeljet në fjalë.

Sipas kësaj ministrie, deri tani këtë vit, Greqia e ka shkelur 206 herë hapësirën ajrore të Turqisë, 27 herë ujërat territoriale, ka pasur 95 provokime ajrore dhe 790 shkelje nga anijet në ishujt e çmilitarizuar. Ankaraja po kështu dënon me forcë përpjekjet greke për të pretenduar territorin ujor maksimal në Mesdheun Lindor dhe për t`i kufizuar ujërat turke në një zonë të vogël në jug, kjo edhe pse Turqia, siç thonë zyrtarët atje, ka më shumë vijë bregdetare në Mesdhe se çdo vend tjetër i rajonit. Athina, për turqit, vazhdon me qëndrimin e saj jo legjitim dhe të pa kompromis i cili padyshim që çon drejt përshkallëzimit të tensioneve, deklaroi pak kohë më parë ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar, i cili e nxiti Athinën të heqë dorë nga politikat maksimaliste e veprimet provokuese, në një kohë kur ka nevojë për një diskurs paqeje e stabiliteti. Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu së fundi i bëri thirrje Greqisë t`i japë fund provokimeve në mënyrë që të shmanget një përshkallëzim i ri i tensioneve, duke lënë të kuptohet se turqve, po u soset durimi.

 

Tags