SHBA nuk shpëton nga COVID-19
https://parstoday.ir/sq/news/world-i113944-shba_nuk_shpëton_nga_covid_19
Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se kontrolli i pandemisë së koronavirusit në SHBA nuk ishte as në nivel mesatar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 09, 2021 15:51 Europe/Tirane
  • SHBA nuk shpëton nga COVID-19

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se kontrolli i pandemisë së koronavirusit në SHBA nuk ishte as në nivel mesatar.

Vera që supozohej të sillte pavarësinë e Amerikës nga COVID-19, po bën në fakt që Shtetet e Bashkuara të vihen fuqishëm nën tiraninë e virusit, pasi vdekjet ditore kanë arritur përsëri në caqet ku ishin në muajin mars. Varianti delta po mbush spitalet, duke prekur një numër alarmant fëmijësh dhe duke i çuar vdekjet nga koronavirusi në disa zona në nivelet më të larta gjatë gjithë pandemisë. Sistemet arsimore që rihapën ambientet shkollore po kthehen papritur në mësimin në distancë për shkak të infektimeve. Mosmarrëveshjet ligjore, kërcënimet dhe dhuna kanë shpërthyer lidhur me kërkesat për mbajtjen e maskës dhe për të bërë vaksinat. Numri i të vdekurve në SHBA llogaritet në më shumë se 650,000 dhe një model kompjuterik parashikon se kjo shifër do të kalojë 750,000 viktima deri më 1 dhjetor. Nuk parashikohej të ndodhte kështu. Më shumë se gjashtë muaj pas fillimit të fushatës së vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden mbajti një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë më 4 korrik për të festuar lirinë e vendit nga virusi dhe udhëheqës të tjerë politikë kishin shpresa të mëdha për një verë pranë normales. Por në fund të verës, situata është krejt ndryshe.