Britania paralajmëron për një përsëritje të 11 shtatorit
Drejtori i përgjithshëm i shërbimit britanik të inteligjencës paralajmëroi për rrezikun e një 11 shtatori të ri.
Sipas Sputnik, Ken McCallum, drejtor i përgjithshëm i shërbimit britanik, tha se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani mund të çojë në rrezikun e përsëritjes së sulmeve terroriste siç ato të 11 shtatorit. Sipas tij, tërheqja e forcave amerikane i inkurajoi dhe i kënaqi ekstremistët. "Ekziston rreziku që ata të na ekspozojnë edhe një herë në komplotet komplekse me të cilat u përballëm në sulmet e 11 shtatorit dhe në vitet që pasuan," shtoi McCallum. "Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ngritjen e moralit të terroristëve, por me gjasat e larta që milicitë të rigrupohen për të kryer sulme në shkallë të gjerë", tha kreu i shërbimit të kundërzbulimit britanik. Më 11 shtator 2001, dy avionë pasagjerësh të rrëmbyer nga terroristët u përplasën në kullat binjake të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork dhe i shkatërruan plotësisht ato. Një aeroplan tjetër i kontrolluar nga terroristët u rrëzua në pjesën perëndimore të ndërtesës së Departamentit të Mbrojtjes në Uashington. Një aeroplan i katërt i pasagjerëve i rrëmbyer nga terroristët u rrëzua gjithashtu pranë Pitsburg, Pensilvani.