Shkarkohen tre ministra të qeverisë britanike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114152-shkarkohen_tre_ministra_të_qeverisë_britanike
Pas disa javëve me thashetheme, kryeministri britanik Boris Johnson riorganizoi qeverinë për të krijuar një “ekip të bashkuar” për periudhën pas pandemisë, duke larguar edhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Dominic Raab.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 16, 2021 08:01 Europe/Tirane
  • Shkarkohen tre ministra të qeverisë britanike

Pas disa javëve me thashetheme, kryeministri britanik Boris Johnson riorganizoi qeverinë për të krijuar një “ekip të bashkuar” për periudhën pas pandemisë, duke larguar edhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Dominic Raab.

Pas një viti e gjysmë të një krize shumë të dhimbshme të COVID-19 në Britani dhe një largimi të kritikuar ashpër nga Afganistani ndërsa BREX-it prish furnizimin e vendit, kreu i qeverisë konservatore po përpiqet të gjejë një shtysë të re. Ministri i Jashtëm, Dominic Raab është zëvendësuar, duke u bërë Ministër i Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministër, një pozicion që ai e ka mbajtur deri më tani de facto ndërsa drejtonte qeverinë në pranverën e vitit 2020 kur Boris Johnson u shtrua në spital pas infektimit me coronavirus. Liberali 47-vjeçar është kritikuar për dështimin e menaxhimit të krizës afgane. Ai qëndroi në Kretë në kohën kur Kabuli ra në duart e talebanëve në mes të muajit gusht dhe më pas fajësoi ushtrinë për gabime të caktuara gjatë evakuimit nga Afganistani. Ministrja e Tregtisë së Jashtme, Liz Truss, 46 vjeç, po e zëvendëson atë në atë post strategjik, ndërsa Britania po përpiqet të forcojë pozicionin në skenën ndërkombëtare pas BREX-it. Ministri i Arsimit, Gavin Williamson po largohet nga qeveria siç pritej pasi shkollat u mbyllën gjatë karantinës dhe dështimet që pasuan gjersa e njëjta ka ndodhur me Ministrin e Drejtësisë, Robert Buckland dhe Ministrin e Strehimit, Robert Jenrick. Sidoqoftë, një i preferuar i shtypit konservator, ministri i ri dhe i popullarizuar i Financave, Rishi Sunak, (41) është konfirmuar, ashtu si edhe Ministrja e Brendshme, Priti Patel. Ky njoftim vjen në një kohë të ndjeshme për kreun e qeverisë, pasi një sondazh i fundit nga Instituti YouGov tregon një rënie të popullaritetit të konservatorëve në 33 për qind, e cila u tejkalua nga Partia e Punës për herë të parë që nga fillimi i vitit (35 për qind).