Izraeli provokon Rusinë në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114174-izraeli_provokon_rusinë_në_ukrainë
Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se si pjesë e negociatave me Shtetet e Bashkuara, është e mundur të arrihet një marrëveshje që Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, do t'i sigurojnë Kievit sisteme raketash anti-ajrore izraelite të njohura si "Kupola e Hekurt".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 16, 2021 15:45 Europe/Tirane
  • Izraeli provokon Rusinë në Ukrainë

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se si pjesë e negociatave me Shtetet e Bashkuara, është e mundur të arrihet një marrëveshje që Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, do t'i sigurojnë Kievit sisteme raketash anti-ajrore izraelite të njohura si "Kupola e Hekurt".

Duket se NATO në bashkëpunim me Izraelin po planifikon të kërcënojë Rusinë nga territori ukrainas duke përdorur "Kupolën e Hekurt" izraelite. Dorëzimet e sistemit të mbrojtjes ajrore "Kupola e Hekurt" për ushtrinë ukrainase mund të fillojnë në vitin 2023 për të kundërshtuar raketat taktike "Tochka" në dispozicion të separatistëve pro-rusë në Donbas. Qëllimi i këtij veprimi është hakmarrja e Izraelit ndaj veprimeve të Rusisë në Siri. Izraeli tani akuzon Moskën se ka bashkëpunuar me Hezbollahun në mënyrë që ai të dislokohet jo vetëm në kufijtë siriano-libanezë, por madje forcat e tij janë maskuar si ushtarë sirianë janë vendosur në Daraa, në kufi me Golanin e pushtuar. Duket se do të ishte e nevojshme të hidhej një hap tjetër në drejtim të një barrikadimi total të qiellit sirian, domethënë Rusia të lejojë që Siria të përgjigjej jo vetëm me ndihmën e raketave të saj përgjuese ndaj sulmeve ajrore të Izraelit, por edhe me raketat e saj tokë-tokë. Pas dorëzimit të dy baterive të Kupolës së Hekurt në Ukrainë me këshilltarët ushtarakë shoqërues, qielli i Ukrainës dhe pak nga qielli i Krimesë do të lidhen me atë të Izraelit. Raketat siriane, të cilat do të kalonin përmes Kupolës së Hekurt të Izraelit, do të ishin gjithashtu një paralajmërim për Ukrainën.