FMN paralajmëron për krizën humanitare në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114192-fmn_paralajmëron_për_krizën_humanitare_në_afganistan
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha të enjten se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të parandaluar një krizë humanitare në Afganistan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 17, 2021 08:49 Europe/Tirane
  • FMN paralajmëron për krizën humanitare në Afganistan

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha të enjten se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të parandaluar një krizë humanitare në Afganistan.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar për një krizë të rëndë humanitare në Afganistan, pas marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët muajin e kaluar. Gary Rice, zëdhënës i Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha: "Marrëdhënia e fondit me Afganistanin ende është e pezulluar dhe kjo do të thotë ndalim i financimit të FMN -së për Afganistanin.  Ai shtoi se fokusi kryesor duhet të jetë në ndihmën e popullit afgan duke rënë dakord për transferta të vogla financiare dhe dërgesa të parave si dhe dërgimin e ndihmës për vendet që kanë pranuar refugjatë afganë. Ky zëdhënës i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përsëriti se organizata nuk mund të rivendoste kontakte të drejtpërdrejta me Afganistanin nëse nuk kishte siguri në mesin e bashkësisë ndërkombëtare për njohjen e qeverisë në Afganistan. Pas rënies së qeverisë së Kabulit dhe marrjes nën kontroll të Afganistanit nga talebanët, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore pezulluan aktivitetet e tyre në vend, dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaloi dhënien e 340 milionë dollarëve ndihmë për Afganistanin.