Protesta të gjera në Australi kundër marrëveshjes bërthamore
Qytetarët e Australisë kanë organizuar protesta të gjera gjatë të cilave kanë kundërshtuar marrëveshjen e këtij vendi për armatim me Anglinë dhe Francën.
Kanali televiziv CNN njoftoi se me mijëra qytetarë të Australisë kanë organizuar protesta të gjera në qytete të ndryshme të këtij vendi dhe kanë kundërshtuar marrëveshjen bërthamore të këtij vendi me Anglinë dhe Amerikën. Këto protesta janë organizuar nga grupet aktiviste kundër programit bërthamor dhe me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve të Australisë të cilët kanë kërkuar anulimin e kësaj marrëveshje për armë bërthamore.
Këto protesta të gjera në Australi janë organizuar pasi që krerët e tre shteteve Amerikës, Anglisë dhe Australisë të mërkurën në mbrëmje kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim për fillimin e programit për ndërtimin e nëndetëseve bërthamore për Australinë.
Qeveria e Australisë është shprehur optimiste se do të vazhdojë bashkëpunimin e afërt dhe pozitiv me Francën. Në të anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme të Francës gjithashtu e ka quajtur veprim keqardhës anulimin e marrëveshjes përkatëse nga ana e qeverisë së Australisë dhe ka deklaruar se një veprim i tillë nuk është në harmoni me bashkëpunimin e dypalësh mes Francës dhe Australisë.