BE në solidaritet me Francën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114396-be_në_solidaritet_me_francën
Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë kritikuar Australinë dhe mbështetin Francën në debatin për anulimin e njëanshëm të marrëveshjes për nëndetëset franceze.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 21, 2021 20:09 Europe/Tirane
  • BE në solidaritet me Francën

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë kritikuar Australinë dhe mbështetin Francën në debatin për anulimin e njëanshëm të marrëveshjes për nëndetëset franceze.

Bashkimi Europian është rreshtuar me Francën duke e kritikuar vendimin e Australisë për heqjen dorë nga pakti për blerjen e nëndetëseve franceze. Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutuan të hënën marrëveshjen mes SHBA-së, Australisë dhe Britanisë, që e furnizon palën australiane me nëndetëse me kapacitet bërthamor për ta mbrojtur nga kërcënimi kinez në Indo-Paqësor. Marrëveshja, ndërkaq, anuloi kontratën 60-miliardëdollarëshe që Australia dhe Franca kishin firmosur për këtë qëllim. "Ministrat e shprehën qartë solidaritetin me Francën, pasi pakti i ri kundërshton thirrjen për bashkëpunim më të madh në Indo-Paqësor," tha kryediplomati i BE-së, Xhozep Borel. Shefi i diplomacisë franceze, Jean-Ivves Le Drian, nga Nju-Jorku akuzoi qeverinë amerikane se u tregua e pabesë me Francën, duke mos e vënë atë në dijeni për aleancën e re tripalëshe. Sipas tij, Amerika po shkon gradualisht drejt konfrontimit de facto me Kinën. "Një aleancë nënkupton transparencë, parashikueshmëri, qartësi, do të thotë të flasësh me njëri-tjetrin, jo të fshihesh sidomos për çështje kaq thelbësore."