Qeveria gjermane "në dorë" të koalicioneve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114680-qeveria_gjermane_në_dorë_të_koalicioneve
Gjermanët votuan për një ndryshim në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por ia kanë lënë në dorë partive politike të përcaktojnë të ardhmen e qeverisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 27, 2021 11:38 Europe/Tirane
  • Qeveria gjermane

Gjermanët votuan për një ndryshim në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por ia kanë lënë në dorë partive politike të përcaktojnë të ardhmen e qeverisë.

Socialdemokratët fituan 25,7 për qind të votave, duke mundur pas 16 vitesh unionin kristian-demokrat CDU-CSU, i cili pësoi rezultatin e vet më të dobët me 24,1 për qind të votave.

"Shumë qytetarë i vunë kryqin kutisë së SPD-së sepse ata deshën një ndryshim në qeverisje dhe sepse duan që kancelari i ardhshëm i vendit të quhet Olaf Sholc," deklaroi kreu i socialdemokratëve.

Sidoqoftë, dy partive të mëdha u duhen aleatë për të formuar qeverinë e re.

Fati i qeverisë do të varet nga dy partitë e tjera ndjekëse, nga të Gjelbrit që nga pozicioni i tretë do të kontrollojnë rreth 15 për qind të parlamentit dhe nga liberalët me 11-përqindëshin tjetër.

Liberalët kanë thënë paraprakisht se do të preferonin një qeveri në bllok me CDU-CSU-në, por për këtë do duhet të konsultohen edhe me të Gjelbrit.

Bisedimet për një koalicion të tillë dështuan në vitin 2017, dhe negociatat për qeverinë mund të vazhdojnë edhe sivjet për tre muajt e ardhshëm.

Fituesit e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje në Gjermani ishin Social Demokratët (SPD), të udhëhequr nga Olaf Scholz.

Tani që komisionet zgjedhore i kanë numëruar të gjitha votat e hedhura në kuti, SPD mblodhi 25.7% të tyre, rezultati më i mirë që ka shënuar në shumë vite, ndërsa CDU / CSU mori 24.1% ose -8.9% krahasuar me zgjedhjet e mëparshjme. Me fjalë të tjera, koncervatorët shënuan ecurinë më të keqe në historinë e tyre, pas 16 vitesh në qeverisje.

Pas shpalljes së rezultateve, Scholz foli për një “mandat shumë të qartë për të formuar një qeveri të mirë, pragmatike për Gjermaninë”.

Por çfarë dihet për udhëheqësin e SPD dhe pasardhësin e mundshëm të Angela Merkel?

Kursi i tij politik

Ai ishte një socialdemokrat gjatë gjithë jetës së tij.Lindi në Osnabrück dhe u rrit në Hamburg.

Pavarësisht se shpesh përshkruhet si “i mërzitshëm”, 63-vjeçari Scholtz ka qenë i gatshëm të tregojë imazhin e një njeriu aktiv që meriton të besohet, sipas një artikulli të Sky News.

Për më tepër, pavarësisht qëndrueshmërisë dhe stabilitetit premtues, Scholtz ka mbajtur distancën e tij nga ish-aleatët e tij, duke pretenduar se ishte shumë i butë me biznesin.

Një avokat me profesion, Scholz është një politikan me shumë përvojë, i cili ka mbajtur poste shumë të larta si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.

Ai hyri për herë të parë në parlamentin gjerman në moshën 40 vjeçarë në 1998, dhe, në mes të periudhave të ndryshme brenda qeverisë lokale të Hamburgut, ishte i lartë në qeverinë federale ose SPD për 20 vitet e fundit.

Ai ishte kryebashkiak i Hamburgut nga viti 2011 deri në 2018, dhe gjithashtu ka shërbyer si sekretar parlamentar dhe nënkryetar i SPD, si dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e parë të Angela Merkel.