Edukim online për vajzat afgane nga Fondacioni Ahmad Shah Masud
(last modified Tue, 28 Sep 2021 06:12:52 GMT )
Shtator 28, 2021 08:12 Europe/Tirane
  • Edukim online për vajzat afgane nga Fondacioni Ahmad Shah Masud

Fondacioni Ahmad Shah Masud njoftoi lehtësimin e arsimimit në internet të vajzave afgane të privuara nga arsimi.

"Ne po lehtësojmë arsimin online për vajzat në Afganistan të cilave u është mohuar e drejta për arsim të mesëm dhe të lartë," tha në një deklaratë Fondacioni Ahmad Shah Masud, njoftoi agjencia afgane e lajmeve ANA. Tre ditë më parë udhëheqësi i Frontit të Rezistencës në Panjshir, Ahmad Masud, në një konferencë për nder të Ahmad Shah Masud në Universitetin e Kembrixhit në Britani, deklaroi: "Ne duam një qeveri gjithëpërfshirëse, një qeveri që respekton të drejtat e grave, një qeveri që jo vetëm nuk është e izoluar, por gjithashtu ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e botës". Talebanët i kanë ndaluar vajzat dhe gratë të hyjnë në shkollat ​​e mesme në Afganistan dhe kanë lejuar vetëm djemtë të ndjekin shkollën. UNESCO, ndërkohë, bëri thirrje për rihapjen e të gjitha shkollave të mesme të vajzave, duke paralajmëruar se dështimi për ta bërë këtë do të kishte "pasoja të pariparueshme" për gjysmën e popullsisë së Afganistanit.

 

Tags