Kina: SHBA duhet të heqë sanksionet e njëanshme
Kina ka hedhur poshtë një kërkesë të Shteteve të Bashkuara për të reduktuar importet e naftës nga Irani, duke i kërkuar Uashingtonit të heqë sanksionet e tij të njëanshme dhe të heqë të ashtuquajturën "juridiksionin e saj të shtrirë" mbi subjektet e palëve të treta.
Duke folur në një konferencë të rregullt për shtyp të Mërkurën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying tha se Pekini kundërshton me vendosmëri çdo sanksion të njëanshëm dhe i bëri thirrje SHBA-së të heqë të ashtuquajturën juridiksion të shtrirë mbi subjektet dhe individët e palëve të treta. Komentet e saj erdhën si reagim ndaj raporteve të mediave që citonin zyrtarë amerikanë dhe evropianë të martën se SHBA-ja ka kërkuar nga Kina reduktimin e importeve të naftës bruto të Iranit. Hua theksoi se pozicioni i Pekinit mbi bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar Kinë-Iran është i qëndrueshëm dhe i qartë, dhe bashkëpunimi është zhvilluar gjithmonë brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar.