Në Gjermani, punonjësit e shëndetësisë protestojnë kundër kushteve të papërshtatshme
Punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe personeli mjekësor janë mbledhur në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë dhe kanë protestuar kundër kushteve të papërshtatshme.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se punonjësit e sektorit të shëndetësisë dhe personeli mjekësor kanë protestuar në Berlin dhe kanë kërkuar kushte më të mira të punës në qendrat shëndetësore.
Me përhapjen e pandemisë së virusit Korona, në Gjermani është krijuar një situatë e vështirë për personelin shëndetësor dhe punonjësit e sektorit të shëndetësisë. Mesatarja e infektimit me virusit Korona në Gjermani është 84.3 raste në çdo 100 mijë persona. Virusi Korona që nga koha e fillimit të përhapjes në Gjermani e deri më tani ka infektua mbi 4 milionë njerëz, ndërsa si pasojë e këtij virusi, deri më tani kanë humbur jetën 94.191 qytetarë gjermanë.