Sllovenët protestojnë kundër certifikatës së vaksinimit
(last modified Thu, 30 Sep 2021 13:52:27 GMT )
Shtator 30, 2021 15:52 Europe/Tirane
  • Sllovenët protestojnë kundër certifikatës së vaksinimit

Me mijëra qytetarë janë mbledhur në Lublana të Sllovenisë dhe kanë protestuar kundër bërjes të detyrueshme të certifikatës për vaksinim kundër virusit Korona.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se protestuesit kanë bllokuar rrugët kryesor të Lublanës. Këto protesta janë organizuar kundër bërjes të detyrueshme të certifikatës së vaksinimit kundër virusit Korona në vendin e punës, në karburante dhe në qendra tregtare. Ndërkohë qeveria e Sllovenisë pas vdekjes së një femre 20 vjeçare pas vaksinimit me vaksinën “Johnson & Johnson”, ka pezulluar vaksinimin e qytetarëve me këtë vaksinë.

Kjo masë ëshët marrë pas vdekjes së një gruaje të re, 20 vjeç, e cila ishte vaksinuar me  Johnson & Johnson.

Pezullimi do të jetë në fuqi derisa ekspertët të shqyrtojnë nëse ekziston një lidhje midis vdekjes së 20-vjeçares dhe vaksinës.

Kompania Johnson&Johnson ende nuk e ka komentuar këtë vendim të autoriteteve sllovene.

"Pacientja kishte mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru. Kujdesi intensiv ndaj saj nuk rezultoi i suksesshëm", tha për agjencinë STA, Igor Rigler, një neurolog në qendrën spitalore të Lubjanës.

Njoftimi i qeverisë sllovene ka të ngjarë të nxisë protesta në kryeqytet, Lubjanë, kundër vaksinimit dhe masave të koronavirusit.

Ashtu si shumica e Evropës Qendrore dhe Lindore, Sllovenia javët e fundit ka parë një rritje të infeksioneve. Vendi me rreth 2 milion njerëz ka vaksinuar plotësisht gati 48% të popullsisë, që është më e ulët se në shumë shtete të tjera të BE -së.

Tags