Sllovenët protestojnë kundër certifikatës së vaksinimit
Me mijëra qytetarë janë mbledhur në Lublana të Sllovenisë dhe kanë protestuar kundër bërjes të detyrueshme të certifikatës për vaksinim kundër virusit Korona.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se protestuesit kanë bllokuar rrugët kryesor të Lublanës. Këto protesta janë organizuar kundër bërjes të detyrueshme të certifikatës së vaksinimit kundër virusit Korona në vendin e punës, në karburante dhe në qendra tregtare. Ndërkohë qeveria e Sllovenisë pas vdekjes së një femre 20 vjeçare pas vaksinimit me vaksinën “Johnson & Johnson”, ka pezulluar vaksinimin e qytetarëve me këtë vaksinë.
Kjo masë ëshët marrë pas vdekjes së një gruaje të re, 20 vjeç, e cila ishte vaksinuar me Johnson & Johnson.
Pezullimi do të jetë në fuqi derisa ekspertët të shqyrtojnë nëse ekziston një lidhje midis vdekjes së 20-vjeçares dhe vaksinës.
Kompania Johnson&Johnson ende nuk e ka komentuar këtë vendim të autoriteteve sllovene.
"Pacientja kishte mpiksje gjaku dhe gjakderdhje në tru. Kujdesi intensiv ndaj saj nuk rezultoi i suksesshëm", tha për agjencinë STA, Igor Rigler, një neurolog në qendrën spitalore të Lubjanës.
Njoftimi i qeverisë sllovene ka të ngjarë të nxisë protesta në kryeqytet, Lubjanë, kundër vaksinimit dhe masave të koronavirusit.
Ashtu si shumica e Evropës Qendrore dhe Lindore, Sllovenia javët e fundit ka parë një rritje të infeksioneve. Vendi me rreth 2 milion njerëz ka vaksinuar plotësisht gati 48% të popullsisë, që është më e ulët se në shumë shtete të tjera të BE -së.