Protesta kundër vërshimeve në rritje të emigrantëve në Kili
https://parstoday.ir/sq/news/world-i114966-protesta_kundër_vërshimeve_në_rritje_të_emigrantëve_në_kili
Demonstratat kundër pranisë së emigrantëve në kryeqytetin kilian, u bënë të dhunshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 03, 2021 06:27 Europe/Tirane
  • Protesta kundër vërshimeve në rritje të emigrantëve në Kili

Demonstratat kundër pranisë së emigrantëve në kryeqytetin kilian, u bënë të dhunshme.

Sipas televizionit Al Jazeera, një numër kundërshtarësh dhe përkrahësish të pranisë së emigrantëve në kryeqytetin kilian, Santiago, u përplasën dje ndërsa në Kili u intensifikuan ndjenjat anti-emigrante. Një numër i madh i kilianëve organizuan demonstrata në shkallë të gjerë në shenjë proteste ndaj krizës për hyrjen e mijëra emigrantëve pa dokumente. Qindra kilianë, duke mbajtur flamurin e vendit, protestuan kundër hyrjes së emigrantëve të paligjshëm në qytetin bregdetar Iggyge, në veri të kryeqytetit.  Këta emigrantë janë nga vendet e Amerikës së Jugut, veçanërisht Venezuela dhe kanë ikur në Kili për të shpëtuar nga problemet e tyre ekonomike dhe papunësia. Pabarazitë në rritje në vend kanë bërë që një numër kilianësh të fajësojnë qeverinë për vërshimin në rritje të emigrantëve në vendin e tyre. Trazirat në Kili filluan me një protestë ndaj rritjes së çmimeve të biletave të metrosë dhe gradualisht çuan në kundërshtimin e situatës ekonomike të vendit, duke rezultuar në plaçkitje, zjarrvënie dhe përplasje të përditshme midis protestuesve dhe policisë.