Vazhdon paniku publik nga mungesa e karburanteve në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115042-vazhdon_paniku_publik_nga_mungesa_e_karburanteve_në_londër
Vazhdimi i krizës së mungesës së karburanteve dhe pritja në radhët e gjata për të siguruar karburante, ka shkaktuar panik dhe kaos te qytetarët e Londrës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 04, 2021 11:20 Europe/Tirane
  • Vazhdon paniku publik nga mungesa e karburanteve në Londër

Vazhdimi i krizës së mungesës së karburanteve dhe pritja në radhët e gjata për të siguruar karburante, ka shkaktuar panik dhe kaos te qytetarët e Londrës.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se qytetarët e kryeqytetit të Anglisë, Londër janë të detyruar të presin me orë të tëra në radhët e gjata për të siguruar karburante. Mungesa e karburanteve ka shkaktuar panik të gjerë te qytetarët dhe është bërë shkak që rreth 200 ushtarë, gjysma e tyre shoferë, janë vendosur për të shërbyer në operacionin ”Escalin”, pavarësisht se ministrat këmbëngulin se situata po lehtësohet.

Trupat, në pritje që nga fillimi i javës së kaluar, fillimisht do të përqendrohen në Londër dhe Juglindje, ku mbeten mungesat më të mëdha.

Ato përfshijnë anëtarë të Regjimentit III të Mbështetjes së Logjistikës të cilët u trajnuan me kompaninë logjistike të industrisë së naftës ”Hoyers”, në Essex.

Ministrat u kritikuan për mosdërgimin e tyre më shpejt pasi një valë blerësish në panik, shkaktuara nga mungesa e karburantit në pikat e furnizimit, çuan në kaos disa zona.

Sidoqoftë, qeveria ka vendosur flotën e saj rezervë, të udhëhequr nga shoferë civilë, që nga java e kaluar në një përpjekje për të rritur furnizimet.

“Ne po punojmë ngushtë me industrinë për të ndihmuar në rritjen e rezervave të karburantit dhe ka shenja të përmirësimit të stoqeve mesatare në të gjithë Britaninë e Madhe, ndërsa kërkesa vazhdon të stabilizohet”, theksoi zëdhënës i qeverisë.

Operacioni ”Escalin” u krijua në pritje të mungesave të mundshme të karburantit pas tërheqjes përfundimtare të Britanisë së Madhe nga tregu i vetëm i BE-së, në fillim të këtij viti.