Turqia e akuzon publikisht Rusinë për okupimin e Krimesë
(last modified Wed, 06 Oct 2021 18:54:32 GMT )
Tetor 06, 2021 20:54 Europe/Tirane
  • Turqia e akuzon publikisht Rusinë për okupimin e Krimesë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu e ka akuzuar publikisht Rusinë për pushtimin e Krimesë nga Ukraina.

Sipas Çavuşoğlu, veprimet e Rusisë për të aneksuar gadishullin janë të paligjshme dhe se Turqia nuk e ka ndërmend ta njoh Krimenë si pjesë të Rusisë. “Ne nuk e njohim aneksimin e Krimesë, mbështesim integritetin territorial të Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Është shumë e qartë, ne nuk i fshehim këto politika”, ka thënë Çavuşoğlu. Ky prononcim i tij vjen pak ditë pas dështimit të negociatave në mes të Turqisë dhe Rusisë për Sirinë. Së fundmi në rajonin e Idlibit, Ushtria ruse dhe ajo siriane kanë filluar bombardimin e pozicioneve të Ushtrisë turke dhe luftëtarëve pro-turk, çka ka ndikuar në acarimin e raporteve Turqi-Rusi. Çavuşoğlu përveç okupimit rus të Krimesë është ndalur edhe te rasti i Gjeorgjisë. Ai është shprehur se Turqia e njeh integritetin territorial te Gjeorgjisë, pra nuk do të njoh Abkhazinë dhe Osetinë Jugore, territore këto të aneksuara nga Rusia në vitin 2008, gjatë konfliktit Rusi-Gjeorgji.

 

Tags