Putin: Evropa e ka fajin për rritjen e çmimit të gazit
Presidenti rus Vladimir Putin tha se Evropa është fajtore për krizën e saj të vazhdueshme të energjisë, duke hedhur poshtë akuzat se Moska ka ndaluar furnizimin me gaz për të bërë presion ndaj Perëndimit.
"Ata kanë bërë gabime," tha të Mërkurën Putin në një takim televiziv me zyrtarët e energjisë të Rusisë. "Sot kjo është absolutisht e qartë, se kjo politikë është e gabuar." Gabimet, shtoi presidenti rus, përfshinin përfundimin e "kontratave afatgjata" në favor të tregut vendor. Putin përmendi gjithashtu kalimin e Evropës në energjinë e gjelbër dhe investimet e ulëta në industritë e nxjerrjes. Presidenti rus vuri në dukje se Rusia po shtonte furnizimin me gaz në Evropë dhe ishte gati të stabilizonte tregun. Uashingtoni dhe disa nga aleatët e tij evropianë akuzojnë Moskën për kufizimin e qëllimshëm të furnizimit me gaz në Evropë në një përpjekje për të shpejtuar nisjen e Nord Stream 2, një tubacion që lidh Rusinë me Gjermaninë. Më herët të Mërkurën, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, mohoi pretendimin e perëndimorëve. "Para së gjithash ne këmbëngulim që Rusia nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë rol në atë që po ndodh në tregun evropian të gazit. Rusia ka përmbushur, po përmbush dhe do të vazhdojë të përmbushë me përgjegjësi të gjitha detyrimet e saj sipas kontratave ekzistuese", deklaroi Peskov.