NATO dëbon tetë diplomatë rusë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115194-nato_dëbon_tetë_diplomatë_rusë
NATO të mërkurën dëboi tetë të dërguar rusë në aleancë, duke thënë se ata punonin fshehurazi si oficerë të inteligjencës.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2021 04:02 Europe/Tirane
  • NATO dëbon tetë diplomatë rusë

NATO të mërkurën dëboi tetë të dërguar rusë në aleancë, duke thënë se ata punonin fshehurazi si oficerë të inteligjencës.  

Sipas IRNA, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka akuzuar tetë diplomatë rusë për spiunazh dhe kryerje të veprimtarive dashakeqe. Raportohet se NATO ka vendosur të zvogëlojë numrin e anëtarëve të delegacionit rus në 10 persona. Ata janë planifikuar të largohen nga selia e NATO -s në Bruksel deri në fund të këtij muaji. Sipas Sputnik, çështja erdhi vetëm një ditë pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s u bëri thirrje vendeve të organizatës të vazhdojnë ndërveprimin me Rusinë në mënyrë që të parandalojnë përshkallëzimin e Luftës së Ftohtë. Dëbimi i diplomatëve rusë për spiunazh nga NATO –s, vjen pasi vala e akuzave kundër Rusisë në Perëndim është intensifikuar. Duke reaguar ndaj lëvizjes së NATO -s, Andrei Klimov, kreu i Komisionit të Këshillit Federal për Mbrojtjen e Qeverisë Ruse, tha: Vendimi i NATO -s për të dëbuar diplomatët rusë nuk do të mbetet pa përgjigje dhe nuk do të anashkalohet. Më herët, senatorët demokratë dhe republikanë i bënë thirrje presidentit amerikan Joe Biden të dëbonte diplomatët rusë nga Shtetet e Bashkuara nëse Moska nuk jep më shumë viza për Shteteve të Bashkuara.