Putin kritikon anulimin e kontratave të Evropës me Rusinë për gazin
Presidenti i Rusisë ka kritikuar ashpër anulimin e kontratave afatgjate mes Evropës dhe Rusisë për shitblerjen e gazit dhe e ka quajtur gabim të madh këtë veprim të evropianëve.
Agjencia e lajmeve Merh njoftoi se presidenti rus ka fajësuar Evropën për krizën aktuale energjetike me të cilën po përballet kontinenti. Sipas Putin, kjo është pasojë e shumë faktorëve, përfshirë vendimet e nxituara, të cilat kanë shkaktuar një çekuilibrim të tregjeve evropiane të energjetikës.
Ai theksoi se Rusia është një furnizues i besueshëm gazi për Azinë dhe Evropën, duke respektuar të gjitha detyrimet. Putin shtoi se Gazprom nuk ka refuzuar asnjëherë të shtojë furnizimet me gaz në Evropë, nëse do i kërkohej. Por gabimi qëndron tek politika e kontratave afatshkurtër.
Çmimi i gazit në bursa zbriti të enjten nën 1 mijë dollarë për 1 mijë metër kub, pasi arriti maksimumin historik një ditë më parë.
Vlera për gazin holandez që merret si standard për Evropën u ul nën 100 euro për megavat-orë pak orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, tha se eksportuesi i saj, Gazprom, mund të rritë furnizimin për Evropën për ta shpëtuar kontinentin nga një krizë e vërtetë energjetike.
"Le ta rritim furnizimin në treg por me kujdes. Kjo situatë spekulative nuk ka ndihmon asnjërit," tha kreu i shtetit rus.