Kancelari i Austrisë hetohet për ryshfet dhe korrupsion
Kancelari i Austrisë po përballet me akuza për shpërdorimin e buxhetit të shtetit për të mbuluar publikimin e lajmeve pozitive nga ana e mediave dhe pritet të përballet me hetime gjyqësore.
Prokurorët kundër korrupsionit në Austri të mërkurën kanë bërë të ditur se kancelari Sebastian Kurz është duke u hetuar nën dyshimin për ryshfet dhe shkelje të besimit.
Kancelarit austriak dhe disa prej partnerëve të tij kryesor të partisë iu janë bastisur zyret, duke përfshirë këtu edhe atë të partisë konservatore që i përket Kurz.
Kurz dhe Partia e tij Popullore (OVP) e quajtën hetimin si të motivuar politikisht.
Hetimi është hapur për shkak se dyshohet që Kurz në vitin 2016 derisa ishte ministër i Jashtëm, dhe kërkonte të bëhej udhëheqës partie, dhe më vonë kur u bë kancelar, Ministria e Financave e drejtuar nga konservatorët pagoi reklamat në një gazetë në këmbim të sondazheve dhe mbulimit të favorshëm për atë.
Kancelari 35-vjeçar tha se akuzat ndaj tij janë të pabaza dhe akuzoi hetuesit se po i nxjerrin jashtë kontekstit mesazhet private që ai mund të ketë shkëmbyer në vitet e pretenduara nga akuza.
Kurc shtoi se nuk ka prova për përfshirjen e tij personalisht dhe nuk po mendon të japë dorëheqjen.
Agjencia mediatike që fajësohet për shpërndarjen e lajmeve false po ashtu mohoi marrëveshjet e fshehta mes saj dhe Ministrisë austriake të Financave.
Opozita politike deklaroi se hetimet konfirmojnë akuzat për korrupsion në rrethin e ngushtë të kancelarit Kurc, ndërsa pritet a do e futin të Gjelbrit qeverinë në krizë, pasi si pjesë e koalicionit e kanë pasur kusht atë që quajnë "pastërti politike" të kabinetit.