20 të plagosur nga tërmeti në Japoni
(last modified Fri, 08 Oct 2021 08:56:12 GMT )
Tetor 08, 2021 10:56 Europe/Tirane
  • 20 të plagosur nga tërmeti në Japoni

Të paktën 20 persona janë plagosur nga një tërmet me magnitudë 6.1 në kryeqytetin japonez, Tokio.

Tërmeti ra në orën 22:41 mbrëmë, me epiqendër në Prefekturën Chiba, në lindje të Tokios, por u ndje gjithashtu në pjesë të Tokios dhe Prefekturës Saitama, sipas Agjencisë së Radios dhe Televizionit të Tokios. Kompania Elektrike e Tokios tha se rreth 250 shtëpi në qendër të Tokios ishin përkohësisht pa energji elektrike. Kompania Hekurudhore e Japonisë Lindore njoftoi gjithashtu se trenat me shpejtësi të lartë brenda dhe jashtë Tokios ishin ndalur për arsye sigurie, por më vonë rifilluan veprimet. Agjencia Meteorologjike Japoneze tha se tërmeti nuk shkaktoi cunami.

Tags