Nëndetësja amerikane përplaset me një objekt, 11 të lënduar
(last modified Fri, 08 Oct 2021 12:52:44 GMT )
Tetor 08, 2021 14:52 Europe/Tirane
  • Nëndetësja amerikane përplaset me një objekt, 11 të lënduar

Një nëndetëse amerikanë”USS Connecticut”  është përplasur me një objekt të panjohur në Detin e Kinës Jugore. Si pasojë e përplasjes janë plagosur të paktën 11 marinarë, ndërsa mbetet një mister objekti me të cilin u përplas nëndetësja.

“Siguria e ekuipazhit mbetet përparësia kryesore e Marinës dhe fatmirësisht marinarët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, tha në një deklaratë komandanti i nëndetëseve Bill Clinton.

Pekini ka shprehur shqetësim të thellë për incidentin, tha Zhao Lijian, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze. Zhao Lijian tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të përfshira duhet të japin detaje rreth incidentit, “duke përfshirë vendndodhjen e saktë të ngjarjes, qëllimin e këtij udhëtimi dhe cili ishte objekti misterioz më të cilin u përplas nëndetësja”.

Një incident i ngjashëm ndodhi në 2005 kur një nëndetëse amerikane u përplas me një nëndetëse tjetër. Sipas Institutit Detar, nëndetësja po kryente stërvitje në Detin e Kinës Jugore kur ndodhi incidenti.

Vlen të përmendet se Kina ka ndërtuar baza ushtarake në ishuj të vegjël  në Detin e Kinës Jugore, duke shkaktuar zemërim tek shtetet e tjera. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj shpesh dërgojnë anije luftarake në ujërat ndërkombëtare për të demonstruar përkushtimin ndaj lirisë së lundrimit.

Tags