Një funksionare e BE kërkon pranimin e më shumë refugjatëve afganë
Komisarja për çështje të brendshme e Bashkimit Evropian ka kërkuar nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që njëkohësisht me marrjen e pushtetit nga Talebanët në Afganistan, të pranojnë numër më të madh të refugjatëve afganë në vendet e tyre.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ylva Johansson në fund të samitit të krerëve të Bashkimit Evropian, ka deklaruar: “Që nga koha e tërheqjes së Amerikës dhe aleatëve të saj nga Afganistani në fund të muajit gusht e deri më tani, shtetet evropiane kanë arritur të evakuojnë 22 mijë afganë”.
Që nga koha e tërheqjes së forcave të koalicionit ndërkombëtar nga Afganistani pas pushtimit 20 vjeçare të këtij vendi aziatik, shtetet evropiane lanë arritur të evakuojnë vetëm 22 mijë refugjatë afganë. Frika nga një fluks i paparashikuar i refugjatëve afgan ka shtuar presionin mbi qeveritarët e shteteve evropiane dhe Bashkimi Evropian për të parandaluar përsëritjen e krizës së refugjatëve nga lufta e Sirisë në vitin 2015, ka filluar të mendojë një rrugëzgjidhje. Filippo Grandi, komisioneri i lartë i UNHCR, gjithashtu në këtë samit ka deklaruar se sipas llogarive të bëra, 85 mijë persona nga qytetarët afganë duhet të largohet nga ky vend në pesë vitet e ardhshme që Bashkimi Evropian mund të jetë vend për strehimin e gjysmës së këtyre refugjatëve”.