Kurz jep dorëheqje nga posti i kancelarit të Austrisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115310-kurz_jep_dorëheqje_nga_posti_i_kancelarit_të_austrisë
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 09, 2021 20:22 Europe/Tirane
  • Kurz jep dorëheqje nga posti i kancelarit të Austrisë

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka dhënë dorëheqje.

Sipas mediave të huaja, në deklaratën e tij për shtyp, 35-vjeçari pohoi të shtunën në mbrëmje se akuzat për korrupsion kundër tij ishin të rreme. Por pasi partneri i koalicionit, përkatësisht të Gjelbrit, u kthyen kundër tij, ai ka vlerësuar se kaosi do të ishte i papërgjegjshëm. “Kështu që unë dua të lirojë vendin”, ka thënë Kurz. Ai planifikon të japë dorëheqjen në një përpjekje për të shuar një krizë qeveritare të shkaktuar nga njoftimi i prokurorëve se ai është një objektiv i një hetimi korrupsioni. Kurz, 35 vjeç, tha se ai ka propozuar që ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg, të jetë zëvendësuesi i tij. Partneri i partisë së tij, të Gjelbrit, tha të premten se Kurz nuk mund të qëndrojë si kancelar dhe kërkoi që partia e tij të emërojë një “person të padiskutueshëm” për ta zëvendësuar atë. Udhëheqësit e opozitës kishin bërë thirrje që Kurz të largohej dhe planifikuan të paraqisnin një mocion mosbesimi kundër tij në parlament të martën.