Sindromi Havana përhapet te punonjësit e DHASH
(last modified Sun, 10 Oct 2021 14:26:05 GMT )
Tetor 10, 2021 16:26 Europe/Tirane
  • Sindromi Havana përhapet te punonjësit e DHASH

Që nga viti 2016 e deri më tani, janë regjistruar mbi 200 funksionarë amerikanë në shtete të ndryshme me sindromin e Havanas.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se policia e Gjermanisë është duke hetuar një sulm të mundshëm me armë akustike kundër punonjësve të ambasadës së Amerikës në Berlin.

Personat që kanë pësuar lëndime nga sindromi Havana, janë përballur me presion të papritur të kafkës dhe zëra të çuditshëm si lloj zile. Disa të tjerë kanë pasur edhe shenja të tjera si marramendje, humbjen e ekuilibrit, uljen e dëgjimit dhe stres të madh.

Policia e Gjermanisë ka deklaruar se që nga muaji gusht është informuar për këtë çështje dhe në bazë të dëshmive të paraqitura, deri më tani janë formuar dy dosje që i përkasin ambasadës së Amerikës në Gjermani.

Në vitin 2016, disa diplomatë amerikanë dhe agjentë të inteligjencës amerikane që ishin në Kubë, kanë treguar shenja për sëmundje enigmatike. Ish-presidenti amerikan Donald Trump në atë kohë akuzoi Kubën për kryerjen e sulmeve akustike kundër diplomatëve amerikanë.

Tags