Protesta kundër vaksinës, protestuesit pushtojnë sheshet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115370-protesta_kundër_vaksinës_protestuesit_pushtojnë_sheshet
Protestuesit kundër vaksinës u përleshën me policinë rrugëve të Romës, teksa shtypi vendas flet për një lloj lufte guerile urbane të të ashtuquajturve No Vax.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2021 17:16 Europe/Tirane
  • Protesta kundër vaksinës, protestuesit pushtojnë sheshet

Protestuesit kundër vaksinës u përleshën me policinë rrugëve të Romës, teksa shtypi vendas flet për një lloj lufte guerile urbane të të ashtuquajturve No Vax.

12 persona përfunduan në pranga, mes tyre edhe drejtuesit e Forza Nuova, Roberto Fiore e Giuliano Castellino. Policia italiane përdori pompa uji e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, që përfshinin edhe aktivistë neo-fashistë, e që protestonin kundër lëvizjes së qeverisë për ta bërë “Green Pass-in e Covidit" të detyrueshëm për të gjithë punonjësit. Një grup protestuesish tentuan të çanin kordonët e policisë e t`i drejtoheshin zyrës së kryeministrit Mario Draghi, ndërsa një tjetër u kthye tek selia e bashkimit më të madh të sindikatave në vend, CGIL. Situata u përshkallëzua shumë shpejt. Protestat erdhën pak ditë përpara se Italia të bëhet zyrtarisht vendi i parë në Europë që i detyron të gjithë punonjësit të pajisen me Green Pass, në përpjekje për të përshpejtuar fushatën e vaksinimeve e për të frenuar përhapjen e pandemisë.