Polakët kanë frikë për daljen nga BE-ja
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115430-polakët_kanë_frikë_për_daljen_nga_be_ja
Dhjetëra mijëra polakë i kanë kërkuar qeverisë së tyre të mos ndërmarrë hapa që do të rrezikonin daljen e vendit nga Bashkimi Europian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 11, 2021 20:51 Europe/Tirane
  • Polakët kanë frikë për daljen nga BE-ja

Dhjetëra mijëra polakë i kanë kërkuar qeverisë së tyre të mos ndërmarrë hapa që do të rrezikonin daljen e vendit nga Bashkimi Europian.

Protestues nga 100 qyteza dhe qytete të Polonisë u mblodhën të dielën në Varshavë pasi Gjykata Kushtetuese njoftoi ditë më parë se legjislacioni i BE-së bie ndesh me ligjet kombëtare. Në kryeqytet zbriti edhe opozita, me në krye kryetarin e partisë Platforma Civile, Donald Tusk, njëherësh ish-president i Këshillit Europian, i cili mbron idenë e Polonie europiane, jo të pavarur. Kryeministri polak Mateush Moravjecki e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës polake, edhe pse ai bie ndesh me atë të Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Polonia është anëtare e Bashkimit Europian prej vitit 2004, por partia në pushtet "Ligj dhe Drejtësi" pretendon se korniza ligjore e BE-së nuk duhet të ketë prioritet mbi legjislacionin kombëtar. Brukseli e kritikon qeverinë polake se reforma në drejtësi që ka nisur prej vitesh, po kryhet me ndërhyrje politike.