BE rrit ndihmën për Afganistanin dhe fqinjët e tij
(last modified Tue, 12 Oct 2021 18:47:53 GMT )
Tetor 12, 2021 20:47 Europe/Tirane
  • BE rrit ndihmën për Afganistanin dhe fqinjët e tij

Bashkimi Evropian do të japë një shtesë prej 700 milionë eurosh (809.2 milionë dollarë) në ndihmë emergjente për Afganistanin dhe vendet fqinje.

Kjo është bërë e ditur nga Komisioni Evropian përpara samitit afgan të Grupit 20 të së martës. Premtimi përfshin angazhimin e përgjithshëm të financimit të ri në 1 miliard euro pas premtimit të mëparshëm të ekzekutivit të BE-së prej 300 milionë eurosh për të ndihmuar në parandalimin e “shembjes” së shërbimeve bazë në Afganistan dhe mbarimit të ushqimit. “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të shmangur një kolaps të madh humanitar dhe socio-ekonomik në Afganistan”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një deklaratë. Ajo ka shtuar se militantët islamikë që morën Kabulin më 15 gusht duhet së pari të plotësojnë pesë kushtet e BE-së për ndihmë afatgjate.

 

Tags