Luftë tregtare BE-Britani e Madhe
(last modified Fri, 15 Oct 2021 18:46:19 GMT )
Tetor 15, 2021 20:46 Europe/Tirane
  • Luftë tregtare BE-Britani e Madhe

Telashet për marrëveshjen e daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian nuk kanë të përfunduar. Irlanda e Veriut është pjesë e BE-së dhe zbaton ligjet e saj, ndërsa britanikët e tjerë vendosën që të dalin.

Kjo situatë e ka komplikuar prej muajsh situatën e brendshme ne Britani, teksa anglezët nuk po i japin dot zgjidhje problemeve doganore dhe tregtare me unionin. Gjermanët janë shprehur këtë të premte se nuk do të ketë më bisedime për protokollet mbi Irlandën e veriut me britanikët. Irlanda e veriut është pjesë e BE-së ndërsa Britania kërkoi të dilte nga Unioni, dhe kjo pikë ka sjellë përplasje mes Evropës Kontinentale dhe vendit ishullor. "Qëllimi është të punojmë me Britaninë e Madhe për të gjetur zgjidhje për zbatimin e protokollit, dhe Komisioni Evropian ka mbështetjen e plotë të qeverisë gjermane në këtë drejtim," tha zëdhënësi i qeverisë gjermane. "Sidoqoftë, ne refuzojmë ta rinegociojmë protokollin," shtoi ai, duke hedhur poshtë kërkesat e ministrit britanik të Brexit-it, David Frost për bisedime " intensive " dy javore mbi këtë temë.  Protokolli i  Irlandës së Veriut ka të bëjë me kufirin doganor në detin e Irlandës, dhe e mban Irlandën Veriore brenda tregut të vetëm të BE -së, teksa për shumë analistë britanikë, kjo mosmarrëveshje kërcënon paqen e fituar me vështirësi në ishull. Mediet britanike shkruajnë për plane të  BE-së që përfshijnë edhe bllokimin e furnizimeve energjitike nëse Mbretëria e Bashkuar refuzon një marrëveshje mbi protokollin e Irlandës së Veriut. Franca, Gjermania dhe Hollanda refuzojnë kërcënimet britanike, teksa kërkojnë të flasin me një zë për integritetin e kontinentit. Masat që po përfliten përfshijnë frenimin e aksesit të Mbretërisë së Bashkuar në furnizimet me energji, vendosjen e tarifave, apo edhe pezullimin e marrëveshjeve.

 

Tags