Joseph Borrell: Evropa nuk ka plan të dytë kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115716-joseph_borrell_evropa_nuk_ka_plan_të_dytë_kundër_iranit
Shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell tha në një konferencë shtypi se nëse diplomacia me Iranin mbi marrëveshjen bërthamore dështon, BE nuk do të marrë në konsideratë një plan të dytë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2021 05:49 Europe/Tirane
  • Joseph Borrell: Evropa nuk ka plan të dytë kundër Iranit

Shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell tha në një konferencë shtypi se nëse diplomacia me Iranin mbi marrëveshjen bërthamore dështon, BE nuk do të marrë në konsideratë një plan të dytë.

"Është koha për t'u kthyer në tryezën e negociatave," i tha Borrell agjencisë IRNA.  Unë nuk dua të mendoj për planin e dytë sepse plani i dytë që unë imagjinoj nuk do të jetë një plan i mirë. Shefi i politikës së jashtme të BE shtoi: "Koha po i bën presion Iranit për t'u kthyer në negociata dhe qeveria e re iraniane ka pasur kohë të mjaftueshme për të rishikuar dokumentet dhe për të formuar një ekip të ri."   Ai pohoi se Teherani jo vetëm që nuk kishte caktuar një datë për bisedimet e tij, por se as nuk i ishte përmbajtur afatit kohor për bisedimet fillestare në Bruksel. Më herët, Ministria e Jashtme Franceze vazhdoi akuzat e saj të pabaza, duke i kërkuar Teheranit të bashkëpunojë plotësisht me IAEA, duke thënë se Irani duhet të ndalojë të gjitha aktet që shkelin marrëveshjen bërthamore.  Deri më tani, gjashtë raunde bisedimesh janë mbajtur në Vjenë midis Shteteve të Bashkuara dhe palëve të tjera në marrëveshjen bërthamore, përveç amerikës, për të lehtësuar kthimin e Shteteve të Bashkuara në marëveshjen bërthamore.  Palët thonë se është arritur përparim i prekshëm në bisedime, por disa dallime mbeten.