Biznesmeni aleat i Maduros ekstradohet në Amerikë dhe ndërpriten negociatat
Ekstradimi i Aleks Sab, biznesmeni kolumbian dhe i afërt me qeverinë e Nikolas Maduro, presidentit të Venezuelës, në Amerikë është bërë në kohën kur ky veprim ka ndërlikuar edhe më shumë jo vetëm marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Karakasit, por është bërë shkak që edhe qeveria e Venezuelës të ndërpresë bisedimet me opozitarët në shenjë proteste.
Nikolas Navas, zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë së Amerikës, në një intervistë me agjencinë e lajmeve EFE të Spanjës, ka thënë: “Aleks Sab është ekstraduar në Amerikë që të shqyrtohen akuzat të cilat janë ngritur ndaj tij në vitin 2019 në gjykatën federale të Floridas”.
Uashingtoni ka akuzuar Aleks Sab për pastrim parash në vlerë 350 milionë dollar nëpërmjet sistemit financiar të Amerikës. Qeveria e Venezuelës në një reagim të ashpër ndaj rrëmbimit të Aleks Sab dhe ekstradimin e tij në Amerikë, në një deklaratë ka deklaruar: “Kjo është shkelje serioze e të drejtave të njeriut kundër një qytetari të Venezuelës”.
Venezuela ka dënuar ashpër rrëmbimin e biznesmenit Aleks Sab që ishte edhe një diplomat venezuelas, nga Amerika në bashkëpunim me autoritetet e shtetit Kip Vard, i cili është torturuar dhe pa kaluar procesin ligjor është mbajtur nën arrest për 491 ditë.