Kryeministri i Kanadasë takohet me popullatën indogjenenë kulmin e kritikave
(last modified Tue, 19 Oct 2021 14:58:04 GMT )
Tetor 19, 2021 16:58 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Kanadasë takohet me popullatën indogjenenë kulmin e kritikave

Kryeministri i Kanadasë në përvjetorin e parë për përkujtimin e viktimave të shkollave të popullatës indogjene në Kanada, ka zhvilluar një takim me disa liderë të popullatës indogjene dhe ka nderuar disa nga familjet e fëmijëve të vrarë.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Justin Trodo, kryeministri i Kanadasë, në këtë takim në përgjigje ndaj kritikave të shumta që janë bërë ndaj tij për shkak të moskërkimit falje zyrtare të këtij shteti ndaj popullatës indogjene, ka thënë se në mënyrë private u ka kërkuar falje liderëve të popullatës indogjene.

Burimet informative kanë thënë se popullata indogjene e Kanadasë deri më tani disa herë ka kërkuar nga kryeministri i këtij vendi që të dalë në skenë para popullatës indogjene për të shqyrtuar problemet e tyre, mirëpo ai deri më tani i ka lënë pa përgjigje këto kërkesa. Kryeministri i Kanadasë ka deklaruar se në takimin e fundit që ka zhvilluar me liderët e popullatës indogjene ka diskutuar çështje të rëndësishme në lidhje me mënyrën e trajtimit dhe bashkëpunimit të shoqërisë së Kanadasë me popullatën indogjene dhe qeveria e Kanadasë shpreh keqardhje të madhe për ato çfarë u kanë ndodhur popullatës indogjene në Kanada.