Putin mbylli Rusinë për një javë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115950-putin_mbylli_rusinë_për_një_javë
Pas rritjes së Korona në Rusi, presidenti urdhëroi një pushim njëjavor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 21, 2021 05:56 Europe/Tirane
  • Putin mbylli Rusinë për një javë

Pas rritjes së Korona në Rusi, presidenti urdhëroi një pushim njëjavor.

Sipas IRNA, Presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën nënshkroi një dekret për pushim nga 30 tetori deri më 7 nëntor në Rusi. Këto ditë, qendrat ekonomike dhe qeveritare të Rusisë, me përjashtim të qendrave jetësore dhe të ndihmës dhe organizatave të sigurisë dhe mbrojtjes, do të mbyllen dhe stafi i këtyre qendrave do të qëndrojë në shtëpi duke ruajtur pagat e tyre. Në një takim me anëtarët e qeverisë ruse, Putin tha se tani ishte "shumë e rëndësishme" të frenohet një valë e re e sëmundjes së koronas. Numri i të vdekurve nga Korona në Rusi është rritur gjatë dy javëve të fundit, duke tejkaluar për herë të parë numrin 1 mijë në ditë dhe duke ngritur shqetësime në mesin e zyrtarëve rusë. Sipas statistikave të fundit, 8 milionë e 94 mijë e 825 persona në Rusi janë infektuar me virusin Korona deri më tani, nga të cilët 226 mijë e 353 persona kanë vdekur.