Përshkallëzohen tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i115986-përshkallëzohen_tensionet_mes_britanisë_së_madhe_dhe_francës
Tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Francës janë rritur ndjeshëm pasi Presidenti francez, Emmanuel Macron dërgoi një anije luftarake me shpejtësi të plotë drejt ishullit britanik të Xhersit duke ditur që në këtë ishull janë të vendosura dy anije luftarake britanike, HMS Severn dhe HMS Tamar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 21, 2021 17:15 Europe/Tirane
  • Përshkallëzohen tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Francës

Tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Francës janë rritur ndjeshëm pasi Presidenti francez, Emmanuel Macron dërgoi një anije luftarake me shpejtësi të plotë drejt ishullit britanik të Xhersit duke ditur që në këtë ishull janë të vendosura dy anije luftarake britanike, HMS Severn dhe HMS Tamar.

Anija franceze Athos ishte në prag të përplasjes me dy anijet britanike, edhe pse këto të fundit janë më superiore në madhësi dhe fuqi. Shkak për këto tensione janë bërë protestat e peshkatarëve francezë për të drejtat e peshkimit. Pasi Britania braktisi Bashkimin Europian, ky vend ka ndryshuar të drejtat për licencat e peshkimit. Kjo ka revoltuar peshkatarët francezë, të cilët u hodhën në protestë. Më shumë se 100 peshkarexha franceze rrethuan ishullin e Xhersit, ndërsa Franca deklaroi se do i ndërpresë energjinë ishullit britanik. Si kundërpërgjigje, britanikët treguan muskujt duke dërguar në zonë dy anije të mëdha luftarake. Qëllimi ishte që francezët të mos bllokojnë portin kryesor të ishullit. Ndërkohë kreu i autoritetit detar në Normandi, David Sellam tha se ata janë gati për luftë “Ne do e gjunjëzojmë Xhersin” u shpreh Sellam. Banorët e Xhersit e kanë krahasuar ngjarjen si një pushtimi. Ndërkohë që situata vazhdon të jetë e tensionuar. Britania e Madhe është njohur historikisht si ‘mbretëresha e detit’ por mesa duket kjo gjë duket se ka pasur reagime në arenën ndërkombëtare ku Franca ka paralajmëruar një krisje të bashkëpunimit dypalësh. Franca ka shtuar presionin ndaj Britanisë së Madhe mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit. Qeveria në Paris është e zemëruar që Mbretëria e Bashkuar dha 12 licenca nga 47 oferta për anije më të vogla për të peshkuar në ujërat e saj territoriale. Kryeministri paralajmëroi se të gjitha marrëveshjet dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar mund të jenë në rrezik nëse Komisioni Evropian nuk merr një qëndrim më të ashpër ndaj qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Asnjë detaj nuk u dha, por të dy vendet kanë një mori marrëveshjesh që mbulojnë mbrojtjen, sigurinë dhe kontrollet kufitare, si dhe energjinë dhe tregtinë. Duke folur në konferencën e partisë konservatore, ministri britanik i Brexit hodhi poshtë pretendimet franceze se Britania e Madhe ishte në shkelje të marrëveshjes tregtare të Brexit. Lord Frost këmbënguli se 98% e aplikimeve të BE -së për të peshkuar në ujërat britanike ishin miratuar, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar kishte qenë "jashtëzakonisht bujare".