Turqia kërcënon Greqinë dhe Qipron
(last modified Fri, 22 Oct 2021 18:50:03 GMT )
Tetor 22, 2021 20:50 Europe/Tirane
  • Turqia kërcënon Greqinë dhe Qipron

Turqia është acaruar sërish me Greqinë dhe Qipron, dhe arsyeja janë shpimet e planifikuara prej tyre për hidrokarbure në muajin nëntor.

Pretendimet maksimaliste dhe të paligjshme të administratave greke e qipriote po i  nxisin sërish tensionet në Mesdheun Lindor, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke. “Asnjë iniciativë e këtij lloji nuk mund të jetë e suksesshme pa përfshirjen e Ankarasë. Të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe turko-qipriotëve nuk mund të injorohen. Vëmë re se vazhdojnë përpjekjet për dërgimin e anijeve kërkimore në shelfin tonë kontinental. Nuk do të lejojmë që të na shkelen të drejtat; nëse kjo ndodh, pala turke do të japë përgjigjen e nevojshme”, theksohet më tej. Turqia ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor dhe i refuzon pretendimet e kufijve detare të ngritura nga qeveritë greke e qipriote, me pretendimin se shkelin të drejtat e saj sovrane.

 

Tags