Talebanët mirëpresin rihapjen e Zyrës së BE-së në Kabul
(last modified Mon, 25 Oct 2021 18:12:04 GMT )
Tetor 25, 2021 20:12 Europe/Tirane
  • Talebanët mirëpresin rihapjen e Zyrës së BE-së në Kabul

Talebanët mirëpritën vendimin e BE-së për të kthyer misionin diplomatik në Afganistan dhe për të rihapur zyrën e BE-së në Kabul.

Një zëdhënës i BE-së tha se blloku dëshiron të rihapë përfaqësinë e tij politike në Kabul muajin tjetër në një bazë të kufizuar. "Kjo nuk do të thotë njohje e qeverisë aktuale," tha Nabila Masrali, një zëdhënëse e Bashkimit Evropian. Ahmadullah Vasik, zëdhënësi i talebanëve, e përshkroi vendimin e BE-së si pozitiv dhe një hap të mirë në favor të Afganistanit dhe BE-së. Zëdhënësi i talebanëve tha: "Ne do të ofrojmë siguri për të gjitha zyrat e huaja dhe personelet e tyre". Pas rënies së qeverisë së Presidentit Ashraf Ghani, Zyra Politike e BE-së në Kabul u mbyll së bashku me institucionet dhe ambasadat e tjera të huaja. Bashkimi Evropian dërgoi një delegacion në Afganistan muajin e kaluar për të vlerësuar kthimin e diplomatëve të tij në Kabul.

 

Tags